Lista çan në mes FRD-në, drejt largimit drejtuesit

Postuar në 08 Maj, 2013 04:05

 

-Mospërfshirja e figurave kryesore në listën e kandidatëve për deputetë, pritet që t’i kushtojë tepër shtrenjtë Frymës së Re Demokratike. Pas rrjedhjes masive të anëtarëve dhe figurave kryesore drejtuese të AK-së , të njëjtin fat duket se do të pësojë edhe kjo forcë politike. Edhe pse ndër themeluesit dhe hartuesit e programit të këtyre forcave politike, Aleksandër Biberaj, Afrim Krasniqi, Mirela Bogdani nuk janë përfshirë në listat për kandidatë. Po kështu ka ndodhur edhe me një pjesë të mirë të anëtarëve të kryesisë së kësaj force, të cilët janë zëvendësuar nga biznesmenë. Mbledhja e Kryesisë ishte caktuar që të fillonte rreth orës 20:00, por konfuzioni i krijuar dhe presionet e ndryshme e shtynë mbledhjen drejt orës 23:00. Aty janë bërë publike dhe listat zyrtare të kandidatëve të FRD-së për zgjedhjet e përgjithshme të 20013-s, por që nuk do të ishin përfundimtare. As dhjetë minuta nuk kaluan dhe u ndryshua renditja e kandidatëve të Qarkut të Tiranës dhe atyre të Shkodrës, ndërkohë që hartuesit e programit dhe themeluesit e partisë që drejtohet nga Bamir Topi, e kanë gjetur veten në pozicionet e fundit, të cilat janë më shumë për mbushje të listave për të plotësuar kriteret ligjore që përcakton Kodi Zgjedhor, pavarësisht kontributeve të tyre të rëndësishme. Të surprizuar nga mënyra e hartimit të listave dhe nga kriteret mbi të cilat ishin hartuar, shumë prej drejtuesve të lartë kanë kërkuar sqarime nga kryetari Bamir Topi. Burime nga FRD-ja bëjnë të ditur se ky i fundit ka propozuar t'i kompensojë me poste ekzekutive pas zgjedhjeve të 23 qershorit, edhe pse ende nuk dihet se sa deputetë do të marrë në zgjedhjet e 23 qershorit, prej nga varet edhe torta e ndarjes së pushtetit. Mësohet se pakënaqësia nga lista e kandidatëve, ka prekur edhe nënkryetarin, Aleksandër Biberaj, për shkak se nuk është përfshirë në listën e kandidatëve si i dyti pas Bamir Topit në Tiranë. Mësohet se një fakt të tillë Biberaj ia ka komunikuar edhe Bamir Topit duke i deklaruar pakënaqësitë ndaj mënyrës së hartimit të listave, ndërsa i ka thënë se gjatë këtyre ditëve do t’i shprehë edhe qëndrimin final nëse do të vijojë të jetë në FRD apo do të largohet. Kritik për listat e zgjedhësve shprehet edhe Sekretari Politik i FRD-së, Afrim Krasqni. Në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Krasniqi theksoi se krimi i organizuar po sponsorizon deputetë të forcave të ndryshme politike, e sipas tij, parlamenti i 23 qershorit do të jetë ndër më problematikët të historisë politike në Shqipëri. Ndërkohë kryetari i FRD -së, Bamir Topi, ka deklaruar se përcaktimi i emrave nuk ka qenë zgjedhja e tij personale, por e strukturave të partisë. Edhe drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit, Mirela Bogdani, një emër i njohur i botës akademike dhe një nga themelueset e FRD-së nuk është përfshirë në listat e kësaj force. Por, Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, i pyetur nga Vizion Plus për këtë çështje sqaroi se në Frymën e Re Demokratike nuk ka largime dhe as përjashtime. Ndërkaq, Besnik Mustafaj duke folur pët TCH , rezervoi kritika të ashpra për listën e Frymës së Re Demokratike, sidomos për moskandidimin e Aleksandër Biberajt. “FRD-ja ka një mungesë shumë serioze në listat e saj, një nga tre themeluesit e saj, zotin Biberaj. Në listën e Tiranës të FRD-së mungojnë veriorët, çka është shumë e rëndësishme, pasi 60% e votuesve në këtë qark janë veriorë,” tha Mustafaj.

Qarku Tirane

1. Bamir Topi

2. Belma Muka

3. Saimir Shehri

4. Andi Seferi

5. Fatos Xhafa

Qarku Durrës

1. Gazmend Oketa

2. Sami Gjergji

3. Eniana Isufi

4. Astrit Hoxha

5. Besim Sinani

Qarku Lezhë

1. Gjergj Ivanaj

2. Sami Kulla

3. Rigerta Loku

4. Davida Jushi

Qarku Elbasan

1.Artin Kovaçi

2. Isuf Dervishi

3. Xhensila Abazi

4. Ferdinand Zaimi

5. Naim Tafani

Qarku Korçë

1. Alfred Cako

2. Ilia Gusho

3. Brikena Zeneli

4. Gjergji Qirjollari

5. Spartak Kuqo

Qarku Berat

1.Aleksandër Sallabanda

2. Agim Ajazi

3. Katerina Karaj

4. Myfit Senko

5. Arben Myzyri

Qarku Fier

1. Shezai Çobo

2. Indrit Sefa

3. Edlira Abazi

4. Llazar Koliçi

5.Dashnor Mustafaraj

6. Mitat Hoxha

7. Marika Belliu

8. Nestor Hoxhaj

9. Agim Arapi

10.Dashamir Banaj

Qarku Gjirokastër

1. Çezar Kotoni

2. Ermal Hoxhaj

3. Doriana Demo

4. Namik Caushi

5. Girando Koti

Qarku Kukës

1. Ardian Elezi

2. Rrahman Daçi

3. Elona Mulgeci

4. Avni Byberi

Qarku Shkodër

1. Fatlum Nurja

2. Vasel Muçaj

3. Nazhi Bako

4. Zef Kolombi

5. Astrit Kuçi

6. Orjona Fjerza

7. Agron Çeka

Qarku Vlorë

1.Daut Gumeni

2. Edlira Gjoni

3. Arjan Dhimertika

4. Bedri Nelaj

5. Elkerda Veizi

Qarku Dibër

1. Sali Shehu

2. Afrim Reçi

3. Anila Doda

4. Tufik Kurti

5. Shkëlqim Pula

6. Elisabeta Shehi

 

 

 

 SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.