LIROJMË KRIMINEL, FESTOJMË DITËT E BE’SË

Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku ka thënë të jetë shokuar kur ka dëgjuar lajmin se një “kriminel” (Naser Kelmendi) është liruar nga Gjykata në Prishtinë.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Çitakut ka ironizuar se edhe pas kësaj ngjarje kremtohet dita e krijimit të BE’së.
“E shokuar me faktin qe gjyqësori ne Kosovë deshi ta linte ne liri një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht! E po festojmë ditët e Europës!”, ka shkruar Çitaku.
Naser Kelmendi është arrestuar të hënën në mbrëmje në Prishtinë, ndërsa të martën Gjykata ka vendosur ta lë të lirë për shkak se Bosnja nuk ka ofruar dosjen e tij te autoritetet kosovare.
Pas kësaj, EULEX’i e ka marrë të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje policore.
EXPRESS
Add new comment