Librazhd, në kërkim 18 vjeçari goditi mësuesin se e ngeli në letërsi

Një 18 vjeçar nga Librazhdi është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur mësuesin e tij, sepse e kishte ngelur në lëndën e letërsisë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të qytetit të Librazhdit ku Olger Balliu nga komuna Orenjë e këtij qyteti ka goditur mësuesin e tij Lutfi Boboçi 57 vjeç nga Elbasani me të mësuar që ky i fundit e kishte ngelur të riun në lëndën e letërsisë.
18 vjeçari është larguar ndërsa është shpallur në kërkim nga policia, ku po vijojnë edhe kërkimet për kapjen e tij. Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndaj të riut.
Add new comment