Lesi: Refuzova koalicionin me PS, në listë ka emra të lidhur me krimin

Postuar në 22 Mars, 2013 09:48

 

Kreu i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, në një intervistë për Panoramën thotë se ka refuzuar një ofertë të bërë nga Partia Socialiste.

“Me koalicionin e majtë janë bërë bisedime, realisht, pas ofertave të tyre, por kanë rezultuar negative për dy arsye: E para se nuk ka një frymë bashkëpunimi, ku të shikohet secili që kontribuon si një vlerë e madhe nëse donin rrotacionin. Unë nuk pranoj të jem vasal i askurrkujt, as i Ramës, as i Berishës, as i Metës apo kushdo qoftë. Njoh bashkëpunimin dhe shkëlqej në kohen e zgjedhjeve. E dyta është se shikoj, sipas perceptimit tim, se ka emra problematikë me ligjin, si dhe furnizohen nga bota e krimit, të cilët kanë vënë “shishen e qumështit” në radhë te lista e kandidatëve për deputetë të PS. Nuk mund të jem pjesë e kësaj liste, e cila ka gjasa të zyrtarizohet, ndonëse uroj me mish e shpirt që Edi Rama të mos e bëjë një gabim të tillë fatal. Do t’i fusë, nëse i fut, por do t’i ketë mbi krye e nëpër këmbë gjithë kohën. Do të jetë ai vetë që do të kërkojë t’i nxjerrë nga dritaret e PS-së, por do ta ketë të vështirë,” tha Lesi.

Ai madje shtoi se ai ka pasur një sugjerim për PS-në.

“Përzgjedhja, thashë, duhet të përfshijë edhe “dreqin” që ka vota e emër të madh, si fjala vjen Fatos Nanon. E vendos të parin në listën e Tiranës, i jep një garanci, pasi ai nuk e ha që të jetë jo-faktor, edhe tre apo katër kandidatë për deputetë të tij në listën e sigurisë, dhe Fatosi punon vetë. Ka motorë gjigantë kur ka interes. Pra, largoni përçarjen e parë. Skënder Gjinushi si lider i PSD-së dhe mendjendritur nga bota e së majtës e garanton në listë, pra te lista e garancisë; Paskal Milon e Petro Koçin kandidatë te lista e PS-së, vendosja e të madhin avokat Spartak Ngjela e intelektualin Preç Zogaj, po te lista e sigurisë. Rikthe Kastriot Islamin, se fiton pikë si parti moderatore e liberale. Po prapë kandidat për deputet, Vangjel Dulen e PBDNJ-së, që ka një komisioner në gjithë Shqipërinë, i jep minimumi dy kandidatë për deputetë. Gjithnjë flasim për te lista e PS-së. Dhe nxjerr në plan të parë Ben Blushin, pasi nuk është problemi se e kam mik të kahershëm e të përhershëm, por ai shkatërron çdo kundërshtar që i del përpara në fushatë, në media dhe është edhe faktori numri dy në PS. Gramoz Ruçin, si shtylla kurrizore e PS-së, e mban kudo me vete, pasi është ikona e socialistëve”.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.