Lazarat,zbulohet arsenal armësh në zonën nga ku qëllohej policia.

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një arsenal armësh në Lazarat. Gjatë operacionit të Specialistëve të krimeve të Rënda dhe FNSH u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granata hedhës, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 4 granata, dhe 7 mijë fishekë.
Mësohet se armët u gjetën të fshehura në dyshemenë e një banese të vjetër, në lagjen Depo e Ujit në fshatin Lazarat.
Pikërisht në këtë zonë ishte i përqendruar edhe sulmi me armë ndaj policisë ditët e para të operacionit anti-kanabis ne Lazarat.
Add new comment