Lazarat, plagoset 45 vjeçari nga një plumb qorr.

Postuar në 14 Qershor, 2014 08:01

Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Kordhoc, lagje e poshtme e Lazaratit, ndërsa ishte duke punuar në bahçen e tij.
 
Mësohet se i plagosuri është Shpëtim Meçi 45 vjeç, i cili po punonte në kopshtin e tij në momentin kur u plagos në shpatull nga një plumb qorr.
 
45 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.