Largimi i CEZ, kaos me faturat e dritave

Postuar në 11 Janar, 2013 04:10

 

Kompania njofton zyrtarisht shitjen e degës në Shqipëri. Gjysma e energjisë, nuk paguhet

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Informacionet për heqjen e licencës dhe largimin ka shtuar listën e debitorëve ndaj shoqërisë

ARD KOLA

Grupi CEZ në Pragë njofton zyrtarisht shitjen e aksioneve në Shqipëri, të disponueshme në masën 76 për qind pranë “CEZ Shpërndarje”. Kompania fton investitorët për të blerë aksionet, duke vendosur një datë për dorëzimin e interesit. Pavarësisht se qeveria, me anë të Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesja e shtetit me 24 për qind të aksioneve, e ka kundërshtuar këtë veprim, CEZ duket se po hedh hapin drejt largimit final. Në ditën kur ERE vendosi për caktimin e administratorit të përbashkët të “CEZ Shpërndarje” dhe kur kanë mbetur edhe pak kohë nga heqja e licencës (data 21 janar), grupi çek publikon në gazetën prestigjioze “Financial Times”, një ftesë për shprehje interesi nga investitorë të mundshëm që duan të blejnë paketën e saj të aksioneve në Shqipëri. Në njoftim thuhet se “CEZ Group” po konsideron shitjen e 76 për qind të aksioneve që zotëron në rrjetin shqiptar të shpërndarjes dhe fton blerësit e interesuar që të shprehin zyrtarisht interes brenda datës 15 janar në orën 12:00.

Largimi i CEZ po shkakton kaos në sistemin e mbledhjes dhe menaxhimit të pagesave, pasi te konsumatorët perceptohet në mënyrë anarkike, për një kompani në faliment dhe ku shteti pritet që të marrë drejtimin. Burime të kompanisë në Tiranë thonë për gazetën “Shqip” se, “sa më shumë flitet për largimin dhe heqjen e licencës, aq më shumë rriten faturat e papaguara”. Sakaq, ERE thotë për gazetën se humbjet e kompanisë kanë arritur në nivelin e 50 për qind, që do të thotë se gjysma e energjisë elektrike të hedhur në rrjet nuk paguhet, ku në shifra rezulton me miliarda lekë dëme ndaj shoqërisë çeke.

Sipas njoftimit të publikuar në FT, sipas CEZ, investitorët e interesuar duhet të paraqesin informacion të hollësishëm mbi kompanitë përbërëse në rastin se janë një konsorcium, aktivitetet e tjera të biznesit që ata zotërojnë, garancitë financiare për blerjen e mundshme të CEZ-it dhe çdo shqetësim apo paqartësi që mund të kenë në lidhje me procesin. Pas përfundimit të kësaj faze fillestare, CEZ njofton se do të vërë në dijeni kompanitë e interesuara me hapat e mëvonshëm të procesit.

Në reagimin e fundit të METE-s, mësohet se pala shqiptare është kundër shitjes së aksioneve. Plani i qeverisë është për t’ia marrë CEZ-it aksionet me çmim simbolik, si e drejtë që i vjen nga fakti se është bashkëpronare e sistemit të shpërndarjes.

Ministria e Ekonomisë deklaron se nuk do ta lejojë shitjen pasi e cilëson këtë nismë si të paligjshme për sa kohë kompania nuk ka njoftuar zyrtarisht shtetin dhe është në proces shqyrtimit të licencës nga enti rregullator.

Largimi i kompanisë pritet të ndërlikojë më tepër sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend dhe rrezikon të thellojë më tej borxhet. Kryeministri Berisha, në dy konferencat e fundit për mediat, nuk ka nguruar të thotë se Shpërndarja (dikur OSSH-ja) është menaxhuar më mirë nga shteti se sa kur u privatizua dhe faktet, sipas tij, flasin qartë.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

METE: CEZ-i shkaktoi 1 miliard USD dëm

Ministria e Ekonomisë thotë se nga përllogaritjet mbi situatën e krijuar, rezulton se shoqëria CEZ i ka shkaktuar vendit dhe sistemit një dëm prej 1 miliard dollarësh. Shifra del nga mungesa e investimeve, niveli i lartë i humbjeve dhe mosrealizimi i importeve. Kjo mund të jetë edhe vlera e dëmshpërblimit që pala shqiptare do të kërkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

 

Enti Rregullator hap procedurat. Funksionet e drejtorit të përbashkët me shtetin

ERE, në kërkim të administratorit të ri, kur CEZ-it t’i hiqet licenca

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Brenda 10 ditëve nga dita e emërimit, administratori merr në dorëzim inventarin e CEZ

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rregulloren për procedurat e emërimit të administratorit që do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes së energjisë pas largimit të kompanisë CEZ, si dhe të drejtat e detyrimet e tij në raport me shoqërinë dhe ERE-n.

Sipas rregullores me 9 pika, administratori i përzgjedhur duhet të ketë përvojë në sektorin e energjisë dhe të mos ketë konflikt interesi me ushtrimin e detyrës. Afati gjatë të cilit do të administrojë sistemin e shpërndarjes është deri në momentin kur të merret vendim për kalimin e licencës tek një tjetër subjekt.

Administratori merr në dorëzim inventarin e kompanisë CEZ, dhjetë ditë pas marrjes së detyrës dhe është i ngarkuar të organizojë punën për menaxhimin e aktivitetit, përfshirë hartimin e një plani për përmirësimin e situatës financiare të kompanisë.

“Brenda 10 ditëve nga dita e emërimit, merr në dorëzim inventarin e aktiveve, pasurisë dhe arkivës së shoqërisë. Ai harton dhe paraqet për miratimin në Entin Rregullator të Energjisë strukturën, si dhe pagat dhe shpërblimet e punonjësve. Gjithashtu merr masat për ruajtjen e aktiveve të shoqërisë, organizimin e punës për menaxhimin e aktivitetit të shoqërisë, ndalon pagesën e dividentëve ose shpërndarjen e kapitalit për aksionerët e shoqërisë, si dhe pagesën e administratorëve të kompanisë nga momenti i marrjes nën administrim. Harton një plan për përmirësimin e situatës financiare, si dhe një plan për shlyerjen e detyrimeve ndaj palëve të treta, plan i cili do të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë”, thotë Eduart Elezi, drejtor Juridik i ERE-s.

Komisionerët e ERE-s kërkuan që mes momentit të heqjes së licencës së kompanisë CEZ dhe marrjes në administrim nga kandidati fitues të mos ketë vakum në menaxhimin e sistemit të shpërndarjes. Për këtë arsye, procedura për gjetjen e administratorit nis menjëherë pas miratimit të rregullores, paralel me atë të heqjes së licencës. Kandidatët do të ftohen të marrin pjesë përmes kërkesës për administrator në dy të përditshme për tri ditë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.