Lëkundje tërmeti në Durrës, nuk ka dëme materiale

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë sot në orëm 15:56 në qytetin e Durrësit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Hamalljt të Durrësit. Sipas raportimit të parë tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 shkalla riter dhe me thellësi 5 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetin e Shijakut dhe në kryeqytet, edhe pse më të lehta.
Nga të raportimet e para nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme materiale nga ky tërmet
Add new comment