Kuvend, opozita vendos të mos bojkotojë seancën.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 05:03

Grupi kuvendor demokrat është mbledhur sot nën drejtimin e kryetarit të PD-së dhe ka vendosur që të jetë në Parlament ndërsa ka paralajmëruar edhe diskutime të ashpra.

Ndërkohë para Parlamentit po zhvillohet edhe një protestë e të shkarkuarve nga Administrata të cilët kërkojnë rikthimin në punë.

Në rendin e ditës janë vetëm dy projektligje për tu votuar si dhe një interpelancë me ministren e Arsimit e kërkuar nga deputetët të LSI, Kejdi Mehmetaj.

Rendi i ditës

Projektligji «Për aderimin  e Republikës së Shqipërisë në Konventën e      Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave  ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986”.   (shumicë e thjeshtë)

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të  Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së   Italisë, për realizimin e “Programit të ndihmës së integruar për  zhvillimin e  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”. (shumicë e thjeshtë)

Projektligji “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”. (shumicë e  thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komisione)

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8053,     datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës  bujqësore” të ndryshuar”. (shumicë e thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komision)

Projektligj “Për disa ndryshime ne ligjin nr. 97/2013 “Për mediat    audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. (shumicë e thjeshtë) (vazhdon shqyrtimi në komision)

Interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Kejdi Mehmetaj lidhur me masat e parashikuara nga ministria për problemet e organizimit dhe administrimit të Maturës Shtetërore 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.