Kutitë e Tropojës, Muho: Fletët pa shenja u zhdukën nga kutitë, çështja në prokurori

TIRANË –ORA 20:00- Kolegji Zgjedhor miraton tabelat e rezultateve të 15 kutive të rinumëruara sot për qarkun e Kukësit, të cilat nuk sollën asnjë ndryshim në numrin e mandateve. Fillimisht në Kolegj u numëruan 13 kuti, ndërsa për dy kuti pati pretendime nga përfaqësuesi i LSI-së se nuk përputhej kodi i mbylljes se kutive. Por përfaqësuesi i PD-së kërkoi numërimin e dy kutive të fundit dhe pas përfundimit të këtij procesi, nuk pati asnjë ndryshim sa i takon mandateve për qarkun e Kukësit. Në qarkun e Kukësit rezultati përfundimtar do të mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë dhe 1 mandat për koalicionin e majtë.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirjan Muho hedh dyshime për ndërhyrje në kutitë e votimit të numëruara sot në Kolegjin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat, Muho deklaroi se gjatë këqyrjes së materialeve filmike ekspertët konstatuan qartë fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat çuditërisht nuk ndodheshin në kutitë e votimit që u rinumëruan sot në Kolegj.
“Thelbi i kërkesës sonë ankimore kishte të bënte me pamjet filmime në zonën e administrimit zgjedhor numër 9. Ekspertët tanë konstatuan se në monitor shfaqeshin fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat duhet të vlerësoheshin si të pavlefshme. Pretendimi ynë u mor parasysh nga gjykata. Mbi këto baza Kolegji vendosi të rinumëronte kutitë e votimit. Sot u konstatua se këto fletë votimi mungonin, nuk ishin më të bardha, por të shënjuara. Pyetja jonë është, ku shkuan fletët e votimit të bardha?! Nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi sot. Do të jetë pjesë e hetimit te organeve të specializuara, për të parë se ku janë zhdukur këto vota. Do të respektojmë vendimin e gjykatës, por çështja nuk do të mbetet me kaq. Organet e specializuara duhet t’i japin përgjigje kësaj pyetje, ku shkuan fletët e votimit që rezultonin pa asnjë shenjë dalluese. Prokuroria duhet të merret me ketë çështje”- deklaroi Muho.
Përfundimi i rinumërimit të kutive të rrethit të Tropojës
Kolegji Zgjedhor ka përfunduar rinumërimin e 15 kutive të 4 qendrave të votimit të rrethit Tropojë. Procesi i rinumërimit ka filluar rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Deri në mesditë ishin rinumëruar 13 kuti, ndërsa pas orës 15:30 u numëruan edhe 2 kutitë e kontestuara.
Edhe pas përfundimit të procesit të rinumërimit të dy kutive të fundit të qarkut të Kukësit, rezultati nuk ka ndryshuar, duke bërë që mandatet të mos ndryshonin.
Kutitë e kontestuara
Kolegji Zgjedhor pas dëgjimit të pretendimit ë palëve për 2 kutitë e kontestuara nr. 0441 dhe 0446. Më herët përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, kundërshtoi rinumërimin e këtyre dy kutive për shkak të problemeve të regjistruara me kodet e sigurisë duke kërkuar Kolegjit të mos rinumëroi këto kuti, pasi cenohet integriteti.
Rezultatet e rinumërimit
1. Në QV 444 pas rinumërimit LSI 18 vota, PD 311, i ulet një votë PD-së.
2. Në QV 442, LSI 33 vota, PD 332. Nuk ka ndryshim rezultati.
3. Në QV 443, LSI 30, PD 230 vota. Nuk ka ndryshim rezultati.
4. Tek QV 447 LSI ka 21 vota, PD 180 vota. Nuk ka ndryshim rezultati.
5. Tek QV 454, LSI 40 vota, PD nga 107, shkoi 106 vota, PR ishte 50 u bë 52.
6. Tek QV 462 ishte një votë e vlefshme e LSI dhe Kolegji e cilësoi të pavlefshme. Pra iu hoq.
7. Tek QV 465 LSI, 6 vota, PD 177. Nuk ndryshon rezultati.
8. Tek QV 462, LSI ka 7 vota, iu hoq një votë e pavlefshme nga Kolegji, PD 177. S'ka ndryshim rezultati.
9. Tek QV 473, LSI 19, PD 138 vota nuk ndryshon.
10. Tek QV 455, LSI 43 u bë 42, PD ishte 222, u bë 221.
11. Tek QV 504, LSI 18, PD 129,PR i shtohen 2 vota. Nuk ndryshon rezultati.
12. Tek QV 518, LSI 4, PD 219. Nuk ndryshon rezultati.
13. Tek QV 524, LSI 8, PD kishte 168, ka 169.
Kutitë e kontestuara
Kutia nr. 0441, LSI 23, PD 139, rezultati i pandryshuar
Kutia nr.0446, LSI 31, PD 265., rezultati i pandryshuar
SHEKULLI
Add new comment