Kurbin, vritet me armë pronari i “Security”, arrestohet autori.

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kurbin. Policia ka thënë se viktima e ngjarjes është shtetasi Ramazan Lama. Viktima mesohet se eshte pronari i nje kompanie te sigurise dhe ruajtjes fizike, Security.
Burime nga policia kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku 50-vjeçari Ramazan Lama është qëlluar për vdekje nga shtetasi Fatmir Lama.
Policia ka bërë arrestimin e autorit të krimit, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Add new comment