Kukës, plagoset nga shpërthimi roja e repartit ushtarak.

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Kukës, si pasojë e një shpërthimi në një repart ushtarak.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një nga godinat e repartit dhe për pasojë është plagosur shtetasi Kastriot Shaho 33 vjeç, i cili punonte si roje në repartin ushtarak. Ai është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Add new comment