Kukës-Morinë arrestohen 5 persona, akuzohen për trafik droge

Postuar në 25 Maj, 2014 16:09

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafik droge. Policia ka mundur të kapë grupin kriminal të narko-trafikut në aksin rrugor Kukës-Morinë. Grupi i narko-trafikut përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe kosovarë, ndërsa në momentin e arrestimit është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike.
 
Ndërkaq, operacioni që po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Kukës, po vijon me kontrolle banesash e ambientesh.
 
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kukes-morine-arrestohen-5-pers...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.