Ksamil, pranga 24-vjeçarit, po çonte me not 5 kg drogë drejt Greqisë.

Një 24-vjecar është arrestuar nga polica e Sarandës teksa po transportonte 5kg kanabis sativa në Kanalin e Korfuzit drejt Greqisë. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme patrulla e policisë kufitare ka arrestuar Dhimitër Cikon, i cili i veshur me një kostum noti, mbante mbi shpinë një çantë të izoluar, me 5 kg kanabis sativa të ndarë në qese.
24-vjecari, banues në Ksmail, ka tentuar të trafikojë lëndën narkotike, por është pikasur nga patrulla e policisë kufitare të Sarandës dhe është arrestuar.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Add new comment