Krasniqi mund të largohet nga PDK

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi lë të hapur mundësinë e shkëputjes nga Partia Demokratike e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje pas deklaratës së një dite më parë se është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve në PDK për një vendim të ri, Krasniqi njëherësh Sekretar i Përgjithshëm PDK-së tha se ardhmja politike varet nga interesi i qytetarëve dhe jo nga ato që ai i quajti inate personale.

"Unë e kam thënë atë që e kam thënë, por asgjë nuk ka të bëjë me inate personale, gjithçka varet nga parimi dhe interesi i qyte5tarëve të Kosovës dhe të ardhmes dhe jetës politike dhe publike në jetën e Kosovës. Sa i përket pyetjes së parë për koalicionin, unë vlerësoj se nëse i keni përcjellë deklarimet më të fundit tregon që nuk ka patur ndonjë seriozitet në atë drejtim dhe unë nuk kam cfarë t'ju them", u shpreh Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi duket se ka hequr dorë nga kërkesa se Kryeministri Hashim Thaci dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci duhet t’i kërkojnë falje pas etiketimeve që i bënë në bisedat telefonike të publikuara javë më parë.

Sa i përket punës së Kuvendit të Kosovës për vitin që po e lëmë pas, kryeparlamentari Krasniqi e vlerësoi si mjaft të rëndësishme amandamentimin e Kushtetutes lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
 

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.