KQZ: Në zgjedhje, 66 parti. Kërkesa e Arben Malaj shqyrtohet nesër

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije sot se brenda datës 14 maj do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sipas zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, janë 66 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, nga të cilat 61 janë pjesë e koalicioneve dhe katër garojnë të vetme.
Po ashtu pranë KQZ-së janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Dritan Prifti, në qarkun Fierit dhe Laureta Gjoni, për qarkun e Vlorës.
Kërkesa e depozituar nga ish deputeti i PS-së, Arben Malaj, për të kandiduar në qarkun e Vlorës, si kandidat i pavarur, KQZ sqaroi se do të shqyrtohet në mbledhjen e ditës së nesërme.
Arben Malaj vendosi të kandidonte i pavarur pas përjashtimit të tij nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste, një ditë më parë.
Hoxhaj tha gjithashtu se KQZ do të publikojë listat përfundimtare për deputet pas përfundimit të afateve të ankimimit.
PANORAMA
Add new comment