Korçë dhe Dibër, karkaleci dëme të konsiderueshme në bujqësi

Prej muajsh karkalecat po sulmojnë të mbjellat në fshatin Pulahë të Korçës. Bëhet fjalë për sipërfaqe të tëra të cilat janë përfshirë nga karkaleci i cili është duke dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore.
Alarmi i ngritur në mënyrë të përsëritur prej tyre ka detyruar Drejtorinë e Bujqësisë të shpërndajë një sasi preparati për të luftuar insektin, por për banorët kjo është e pamjaftueshme.
Ata thonë se janë detyruar të organizohen vetë duke blerë insekticidin dhe bëjnë vetë edhe spërkatjen në zonat e infektuara.
Ndërkohë e njëjta situatë është edhe në disa fshatra të rrethit të Dibrës, por Ministria e Bujqësisë ka marrë masa, teksa ka nisur një aksion për zhdukjen e këtij insekti nëpërmjet spërkatjes.
Ndërkohë dëmet e shkaktuara në bujqësisë nga karkaleci deri më tani kanë qenë të konsiderueshme.
Add new comment