Konflikti gjuhësor kishte premisa politike

Debatet e kohëve të fundit mes presidentit të Shqipërisë, Bamir Topit dhe kryeparlamentares së këtij shteti, Jozefina Topallit mbi gjuhën, ka kalua pa ndonjë reagim në Kosovë. Me përjashtime të pakta pothuajse fare ky konflikt mes dy liderëve të lartë të shtetit shqiptar nuk është ndier fare në Kosovë. Në fakt, debati mes Topit dhe Topallit sipas gjuhëtarëve kosovarë ka më së paku të bëjë me gjuhën. Sipas tyre, edhe ky konflikt është vazhdimësi e çudirave të mëdha, që janë duke ndodhur ne politikën shqiptare, e cilat jo vetëm është duke i brengosur të gjithë shqiptarët, por me të madhe edhe bashkësinë euro-atlantike. Realisht zyrtarët të lartë shtetërorë, si në Kosovës, ashtu edhe në Shqipëri do të duhet që fjalori i tyre të kuptohej nga të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh rajonin nga ata vijnë. Gjuhëtari Naim Berisha këshilltar në Institutin Albanologjik të Prishtinës në një prononcim për “Kosova Sot”, është shprehur se edhe konflikti i fundit mes Topit dhe Topallit është duke u bërë në kuadër të konfliktit të brendshëm politik, që e ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa në Kosovës nuk ka pasur ndonjë indikacion të drejtpërdrejtë. Kjo, sipas tij, vjen pasi në Kosovë, ky konflikt apo debat është parë si një konflikt më tepër politik për nga dy politikanët e rangut të lartë në Shqipëri. “Në aspektin gjuhësor ky konflikt nuk ka shkelur fare në Kosovë, pasi këtu ekziston një mendim shumicë se standardi ekzistues është i mirë dhe se ka një përkrahje të konsiderueshme”, ka thënë ai, duke përsëritur edhe një herë se nga një këndvështrim i përgjithshme ky debat mes krerëve të shtetit shqiptar në opinionin në Kosovë është parë si një konflikt politik. Naim Berisha ka thënë se edhe pse në Kosovë ka shumë njerëz që me vështirësi e zotërojnë, ka një admirim për standardin gjuhësor. Por, këshilltari Berisha shprehet se pikërisht kjo konsideratë i ka shtyrë shumicën në Kosovë që konfliktin Topi-Topalli ta shohin vetëm si konflikt politik dhe asgjë më tepër. “Një shumicë e madhe te ne, edhe pse nuk e zotërojnë mirë standardin gjuhësor, kanë një admirim për zotërimin e gjuhës standarde apo mënyrës së si i bëhet të shprehurit, ta zëmë në Tiranë”, është shprehur Berisha. Ai ka thënë se vërejtjet e Topit në adresë të Topallit mund të merren në shumë kuptime dhe për këtë fakt, sipas tij, ato edhe mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Ai ka theksuar se zyrtarë të institucioneve që ushtrojë poste publike duhet të jetë të kujdesshëm që ta përdorin gjuhën standarde, që është e njëjtë për të gjithë. “Zyrtarja e shtetit, në këtë rast kryetarja e Parlamentit shqiptar, duhet ta respektojë gjuhën standarde, edhe në rast se ajo nuk e zotëron plotësisht, të paktën të bëjë përpjekje që të shprehurit e saj të kuptohet nga masa e gjerë”, ka thënë gjuhëtari Naim Berisha, këshilltar shkencor në IAP.
Ky debat në Shqipëri është komentuar dhe vazhdon të jetë aktual që nga dita e parë e tij, ku janë përfshirë një numër analistësh dhe kolumnistësh. Në një opinion të botuar ditë më parë në gazetën tiranase “Panorama”, Mentor Nazarko, qysh në fillim të shkrimit shkruar se e ashtuquajtura polemikë Topi-Topalli është shprehëse elokuente e disa sëmundjeve të vjetra të politikës shqiptare. “Për më shumë, ajo është parathënës i disa zhvillimeve të ardhshme të politikës shqiptare”, ka shkruar ai.
Isa VATOVCI, Kosova Sot
Add new comment