Konflikt për pronen, sulm me granatë mes kushërinjve në Has.

Një person është vënë në pranga nga policia e Hasit, pasi dyshohet se ka hedhur një granatë dore në banesën e kushëririt të tij, pa shkaktuar të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie mes dy kushërinjve në fshatin Helshan.
Kushërinjtë janë konfliktuar sërish mbrëmjen e djeshme dhe më pas shtetasi Sokol Brasha ka hedhur një granatë dore në banesën e kushëririt të tij M.Brasha.
Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin Sokol Brasha dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Add new comment