Komisioneri Fyle shtyn vizitën në Tiranë. Shkak situata në Ukrainë.

Postuar në 10 Shkurt, 2014 16:14

Komisioneri për zgjerimin europian Stefan Fyle shtyn vizitën e parashikuar në 13 shkurt në Tiranë. Shkak ka qenë situata në Ukrainë ku komisionari Fyle do të jetë duke filluar nga e marta, për të qëndruar për 3 ditë, në pritje të një rrugëzgjidhje nga kriza aktuale që ka përfshirë vendin. 

Ende nuk ka një datë se kur mund të planifikohet vizita e Fyles në Tiranë, por burimet theksuan se KE po vazhdon të ndjekë me interes vazhdimësinë e reformave të Shqipërisë dhe se do kontaktojë me qeverinë shqiptare për të vendosur një datë të mundshme në bazë të axhendës së palëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.