Kodheli- Berishës: Jetën e babait ta kam borxh dy herë, por s’kam vrarë si ti

Postuar në 23 Janar, 2014 11:06

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila kryesonte listën e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e përgjithshme, mbrojti dorëheqjen e deputetes së Lezhës, duke thënë se ajo është e sëmurë.

Por reagimi i saj solli edhe shpërthimin e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se është e turpshme që po përdoret një femër për të mbrojtur atë që i janë bërë femrave në Kuvend.

Berisha tha se deputetet femra në qarkun e Lezhës po japin dorëheqjen që në Kuvend të vijnë eksponentë të mafies.

Duke replikuar me Berishën, Kodheli i tha atij: “Unë kam burrni si askush tjetër në këtë Kuvend të them dy gjëra: Jetën e babait tim ta kam borxh dy herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh pasi në CV-në time nuk ka as vrasje, as hajni”.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.