KE: Kërkesat për azil nga shqiptarët u rritën me 74%

Postuar në 03 Qershor, 2013 14:58

Komisioni Europian ka publikuar një raport për lëvizjen e qytetarëve të shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian në zonën Shengen. Ky është raporti i tretë që mbulon periudhën 1 nëntor 2012 – 20 prill 2013.

Ballkani Perëndimor

Në pjesën e raportit ku flitet për liberalizimin e vizave me Ballkanin Perëndimor vihet theksi tek rritja e numrit të azilkërkuesve, ku thuhet se për periudhën 31 dhjetor 2012 – 3 shkurt 2013 ata janë në rritur me 44%.

Në një kohë kur azilkërkuesit nga Serbia (-61%), Mali i Zi (-45%) dhe Maqedonia (-46%) janë ulur ka pasur një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina (+51%). Sipas raportit kërkesat për azil nga qytetarët shqiptarë kanë pasur një rritje prej 74%. Vendet kryesore ku janë drejtuar këto kërkesa janë Gjermani, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina ishin dy vendet e fundit të Ballkanit Perëndimor që përfituan liberalizim vizash (15 dhjetor 2010). Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e përfituan këtë më 19 dhjetor 2009.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.