Kapet shqiptari me 108 kg marijuanë, do e çonte në Athinë.

Plot 108 kg marijuanë janë sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar në Karteri, Igumenicë. Droga u kap në mjetin e një shqiptari 36-vjecar. Policia greke bën me dije se sasia e lëndës narkotike ishte shpërndarë në 100 pako dhe ishte fshehur me kujdes në bagazh. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike kishte destinacion, Athinën.
Add new comment