Kapet në Tiranë i kërkuari Përparim Kovaci i dënuar me 12 vjet burgim.

Postuar në 11 Mars, 2014 07:28

Kapet në Tiranë i kërkuari Përparim Kovaci i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të Mashtrim më shumë se njëherë  me pasoja të rënda. Rreth orës 10:30 në rrugën “Myslym Keta”, Seksioni i Kërkimit ka bërë të mundur  kapjen e personit në kërkim Përparim Frrok Kovaci, 40 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i kërkuar pasi Prokuroria Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 12.12.2013 ka dërguar urdhërin e dt.06.12.2013 për ekzekutimin e vendimit dt.21.11.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda” parashikuar nga neni 134/2 të kodit penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.