Juncker: Grexit, i mundur, por rreziku i pallogaritshëm

Postuar në 18 Gusht, 2012 10:39

Një mesazh të ri tepër të qartë i dërgon Athinës disa orë para vizitës së tij në kryeqytetin grek, kreu i Eurogrup, Jean-Claude Juncker. 

Kreu i Eurogrupit thekson se Greqia nuk do të largohet nga zona euro dhe thotë se “ndoshta duhet t'i jepet më shumë kohë për të zbatuar programin e saj shtrëngues”. 

"Një dalje e Greqisë nga euro është teknikisht e mundur, por rreziku politik i një zhvillimi të tillë është i pallogaritshëm", tha Junker. Duke folur për gazetën Tiroler Tageszeitung ai shpreh besimin se vendi do të mbetet në euro. 

Kryetari i Eurogrupit tha se "nëse Greqia dështon në realizimin e kërkesave që lidhen me reformat ekonomike dhe ndryshimet strukturore, atëherë duhet ta marrim parasysh këtë mundësi", por ai beson se vendi do të qëndrojë në euro dhe do të intensifikojë përpjekjet për të përmbushur detyrimet e tij. "Dalja nga euro nuk është pjesë e zhvillimeve të mundshme me të cilat merrem", përfundoi Zhan-Klod Junker, sipas të cilit Greqia mund të detyrohet të largohet nga monedha e përbashkët evropiane "vetëm në qoftë se nuk respekton marrëveshjet dhe shmang rregullat". 

Deklaratat e kreut të Eurogrupit bëhen vetëm disa orë përpara takimit të tij me Antonis Samaras, më 22 gusht në Athinë. Më 24 gusht kryeministri Samaras do takojë kancelaren gjermane, Merkel dhe më 25 gusht presidentin francez, Hollande.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.