Jaka në sulm: Qeveria të shlyejë detyrimet ndaj biznesit, opozita të miratojë ‘Gjykatën Administrative’

Postuar në 26 Janar, 2013 09:34

 

Situata në të cilën mbijeton biznesi në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike nuk duhet të rëndohet më tepër për shkak të demagogjive politike dhe mungesës së dialogut. Ky ishte në thelb apeli që kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka u ka bërë qartazi si qeverisë ashtu edhe opozitës gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

Jaka ka kërkuar nga qeveria dhe Ministria e Financave që të shlyejnë detyrimet që ka në drejtim të sipërmarrjes private, e cila ndodhet në një gjendje shumë të vështirë, por i është drejtuar edhe opozitës me kërkesën që të arrijë konsensusin për miratimin e ligjit për gjykatën administrative, i cili është i një rëndësie të veçantë.

Në këtë kuadër, Jaka bëri të ditur se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës po ndërmerr masat e veta, duke hartuar një platformë paraprake për mbrojtjen e biznesit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.