Ivanov ‘përjashton’ Jahjagën nga Samiti i Ohrit, Hoxhaj: Maqedonia, sjellje antievropiane

Postuar në 25 Maj, 2013 16:32

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Maqedonia po sillet në mënyrë antievropiane. Deklarata eshte bere gjate komentimit per mungesen e fteses per presidenten e Kosovës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 1 qershor në Ohër, organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov.

“Në këtë samit, nga pala maqedonase nuk është ftuar Presidentja e Republikës së Kosovës, unë si ministër kam qenë në kontakt me ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe përkundër insistimeve tona ata nuk kanë dërguar ende ftesë për neve. Kjo paraqet një shqetësim reale për relacionet mes Kosovës dhe Maqedonisë, është fakt kundër frymës së bashkëpunimit rajonal, dhe është sjellje antievropanie e Maqedonisë ndaj Kosovës”, ka thënë shefi i diplomacisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe se do i informojmë të gjitha shtetet e BE-së.

Ndërsa kryeministri Thaçi, ka pohuar se Maqedonia duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës për shqiptarët në rajon, transmeton Kosovapress.

“Edhe Maqedonia duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës, kur ne të takohemi me nivele presidentësh dhe kryeministrash, ajo duhet t’i kalojë paragjykimet e së kaluarës për shqiptarëve në rajon”, ka thënë ai.

Të rikujtojmë që ky samit, për nga rëndësia, llogaritet si i dyti, pas Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. (INA)

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.