Itali, vritet 47-vjeçarja nga Kosova nga bashkëkombasi i saj 22-vjeçar

Postuar në 08 Janar, 2013 12:01

 

SIENA - Një grua me origjinë nga Kosova, 47-vjeçare, është vrarë këtë mëngjes rreth orës 10:00 në një ndërmarrje bujqësore në Volpaia, në komunën e Radda-s në Chianti (Siena). Është ndaluar ndërkohë nga karabinierët e Sienës një 22-vjeçar, bashkëkombas dhe shok pune i viktimës. Sipas asaj që mësohet, e që përcjell "La Repubblica", të dy ishin punëtorë bujqësie në ndërmarrje dhe duke punuar mes tyre shpërtheu një zënkë, ndoshta për probleme të mëparshme.

I riu e goditi viktimën në fillim me dhe më pas me një palë gërshërë të mëdha, që përdornin për punë në fushë. 22-vjeçari u largua më pas, por u ndalua nga policia në një postobllok të organizuar nga karabienierët pas alarmit të dhënë nga punonjësit e tjerë të ndërmarrjes. Gjithmonë sipas asaj që mësohet, djali i ri kërkoi t’ia mbathë duke i kërkuar një automobilisti që ta shoqëronte deri diku.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.