Itali, sulm me acid ndaj avokates, dënohen me nga 14 vjet burg dy shqiptarët.

Gjykata në Pesaro dënoi me nga 14 vjet burg secilin nga 2 shqiptarët, Alistin Precetaj nga Shkodra , 29-vjec dhe Rubin Talaban, 32 vjec, të cilët vitin e kaluar sulmuan me acid avokaten italiane, Lucia Annibali.
Ndërsa ish- i fejuari i saj, avokati 37-vjecar, Luca Varani, si fajtori kryesor i sulmit u dënua me 20 vjet burg. Ndërsa vetë avokatja është shprehur se asgjë nuk mund të më shpërblehet. “Nuk kam asnjë lloj inati, e rëndësishme është, që tani të jetoj e qetë me jetën time të re”- u shpreh avokatja pas vendimit të gjykatës.
Të dy shqiptarët jetonin prej vitesh në Itali. Rubin Talaban, përsoni,që mendohet, se ka vënë në jetë sulmin ndaj avokates. Ndërkohë shqiptari tjetër i arrestuar, Altistin Precetaj mendohet të jetë bashkëpunëtori i Talaban.
Vetë Precelaj ka rrëfyer se e njeh mjaft mirë 37 vjeçarin, që konsiderohej nga policia italiane një kriminel mjaft i rrezikshëm. Sulmi me acid ndaj avokates u organizuar nga ish i dashuri i saj, i cili pagoi dy kriminelët shqiptarë për të shpërfytyruar.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Talaban kishte kryer edhe më parë një sulm të tillë me acid.
Add new comment