Itali, pranga shqiptarit, shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë.

Bie ne pranga ne Itali një i ri shqiptar i akuzuar se ka ndihmuar dhe shtyrë të punojë si prostitutë të fejuarën e tij.
Sipas mediave italiane karabinierët e kanë identifikuar 20-vjeçarinshqiptar me inicialet M.A., i cili ka prostituar një vajzë 20-vjeçare nga Polonia.
Behet e ditur se arrestimi i tij është bërë në Faenza në kuadër të një aksioni për ndalimin e fenomenit të prostitucionit në autostradën Emilia.
Prej kohesh policia kishte identifikuar shqiptarin i cili në mënyrë të vazhdueshme shoqëronte 20-vjeçaren polake në vendin e “punës”.
Shqiptari përveçse e shtynte të punonte si prostitutë në rrugë, kishte dhe lidhje romantike me vajzën polake, ka thene policia.
Dyshohet se 20-vjeçari shqiptar ishte i njohur për policinë pasi kohët e fundit ishte përgjegjës i një plagosjeje serioze dhe një grabitjeje të ndodhur në Riolo Terme. Për këtë ceshtje ai është dënuar me 11 muaj burg dhe me një gjobë prej 150 euro.
Add new comment