Itali, goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen edhe shqiptarë.

Policia italiane ka vënë në pranga anëtarët e një rrjeti kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.
Gjatë operacionit të policisë së Arezzos mbrëmjen e së premtes, 12 persona kanë rëndë në pranga, mes tyre shqiptarë, rumunë dhe një shtetas italian nga Napoli, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre për shkaqe hetimi.
Policia italiane bën me dije se rrjeti kriminal ushtronte aktivitetin e tij në zonat e San Zenos dhe Olmo , ku është i përqëndruar më shumë prostitucioni.
Po kështu sipas raportimeve të mediave italiane grupi akuzohet edhe për një sulm ndaj një shtetasi rumun.
Add new comment