Itali, dy vëllezërit shqiptarë arrestohen me drogë me vlerë 1 milion euro.

Postuar në 26 Mars, 2014 14:39

Dy shqiptarë u arrestuan ditën e sotme nga policiaitaliane në Firenze me akuzën se kanë drejtuar një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogave.
Gjatë aksionit policia italiane tha se ka sekuestruar 11 kg kokainë dhe 15 kg marjuanë e përllogaritur me vlerën etregut, 1 milion euro.

Dy shqiptarët e arrestuar mësohet se dy vëllezërit, Dorian Beshaj 33 vjeç, me pseudonimin ‘Babale’ dhe Denis Beshaj 37 vjeç, me pseudonimin “Xhuxhi”.

Gjatë aksionit në pranga kanë rënë dhe 31 persona të tjerë. Sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë italiane, grupi i drejtuar nga Shqiptarët ka arritur të shesë deri në 15 kilogramë kokainë në muaj.
Lënda narkotike e fortë, kokainë dhe heroinë futej në Itali nga vendet perendimore kursemarijuana trafikohej nga Shqipëria.
Mendohet se veprimtaria e trafikut të drogës e drejtuar nga Shqiptarët ka nisur në vitin 2009.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.