Irak, mbërrin ngarkesa e parë me municione nga Shqipëria

Në Irak ka mbërritur ngarkesa e parë me armë dhe me municione nga Shqipëria. Lajmi i mbërritjes me sukses të municioneve shqiptare në Irak konfirmohet nga qeveria kanadeze e cila ka realizuar edhe transportin e tyre.
Vendimi për të furnizuar me armë dhe municione forcat e Irakut kundër ISIS është pjesë e ndihmës ndërkombëtare për Irakun për të luftuar rebelët e ISIS.
Me anë të një vendimi Këshilli i Ministrave miratoi dërgimin e 22 milionë fishekëve dhe 15.000 copë Granata dore mbrojtëse; 15.000 copë Predha mortaje 60 mm; 12.000 copë Predha mortaje 82 mm; 5.000 copë Predha mortaje 120 mm; 20.000 copë Shtimje 40 mm GHLKT, model 1969.
7 vendet anëtarë të NATO-s do të ndihmojnë Irakun me armë dhe municione. Rreth një javë më parë, në një deklaratë për mediat, qeveria shqiptare bëri të ditur se do të mbështesë qeverinë e Irakut, në luftë kundër terroristeve isalamik .
Kryeministri kanadez Stephen Harper njoftoi sot se një aeroplan i Forcave Ajrore Kanadeze CC 17 Globemaster III ka përfunduar me sukses shpërndarjen e parë të pajisjeve ushtarake, të dhuruara nga Republika e Shqipërisë, për forcat e sigurisë në Irak, të cilat po luftojnë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut e Levantit, (ISIS).
Add new comment