Infarkti, ndërron jetë ish-zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni.

Nderron jete ne moshen 49 vjecare, Ferdinand Poni, ish zv ministri i Brendshem dhe keshilltar bashkiak i Partise Demokratike ne Tirane.
Poni ka nderruar jete diten e sotme ne qytetin e Prizrenit ne Kosove. Shkak i vdekjes mendohet se ka qene njernfarkt ne zemer.
Ferdinand Poni ka marrë Master për matematikë në Universitetin e Tiranës. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.
Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai është funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Është hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.
Pas vitit 2005, Poni u emerua zv.minister i brendshem dhe aktualisht mbante detyren e anetarit te keshillit bashkiak me funksionin e kreut te grupit te keshilltareve te PD.
Add new comment