Incident në sallën e gjyqit në Korçë, i pandehuri i bie murit me kokë

Një incident ka ndodhur në sallën e gjyqit në Korçë, teksa po jepej masa e sigurisë ndaj katër personave të cilët akuzohen për transportimin e një sasie lënde eksplozive të llojit tritol. Më 27 mars, Policia e Korçës arrestoi katër të rinj, të cilët po transportonin 101 kallëpë tritol. Sergej Cenolli, Ledion Shupa, Vasjan Plasari dhe Halil Agolli ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet BMW, dhe u kapën përkatësisht në fshatin Lozhan, duke transportuar sasinë e tritolit.
I akuzuari për transportin e lëndës eksplozive, 22 vjeçari Sergej Cenolli, gjatë zhvillimit të seancës i ka rënë murit me kokë, dhe menjëherë në përfundim të saj është dërguar në spital për kontroll mjekësor. Ky veprim i tij erdhi në shenjë proteste kundër masës së sigurisë arrest me burg dhënë nga gjyqtari, ndaj tij dhe ndaj tre bashkëpunëtorëve.
Add new comment