Incident mes deputetit të PS dhe zëdhënëses së Berishës

Zëdhënësja e Kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar në profilin e saj në “Facebook”, incidentin e ndodhur me deputetin e Partisë Socialiste, Arben Isarai. Erla Mëhilli shprehet se deputeti Isarai, gjatë udhëtimit me makinë në dalje të Fierit, ka tentuat të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonin punonjësit e zyrës së shtypit pranë kryeministrisë.
“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha”, shkruan Mëhilli.
Ende nuk ka asnjë reagim nga deputeti socialist. Arben Isarai, deputeti i PS-së në dy legjislaturat e fundit nuk kandidohet për deputet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
SHEKULLI
Add new comment