Ilir Meta: Duhet takim Basha-Rama për reformën territorial.

Postuar në 21 Mars, 2014 09:04

Kryetari i Lëvizjes Socialistepër Integrim Ilir Meta kërkon që të realizohet sa më shpejt takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për reformën territoriale. “Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për tu takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore për të cilin vendi dhe qytetarët presin prej dy dekadash siç është ajo që ka të bëjë me reformën territoriale administrative. Jami i bindur se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet më efikas, që të ofrojë shërbime më cilësore”, u shpreh Meta.

Sipas tij, nuk do të ishte produktive dhe as normale, që konsensusi tashmë i garantuar nga ana e mazhorancës për barazi të plotë të këtij Komisioni të veçantë që përbëhet nga 8 anëtarë të mazhorancës, 8 të opozitës dhe dy kryetarë.

Duke komentuar çështjen e debatit mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, Meta tha se “unë nuk do të dëshiroja të bëhesha pjesë e këtij debati publik. Në bindjen time protagonizmi i tepruar në këtë çështje, nuk i shërben qëllimit të përbashkët të gjithë aktorëve publikë, për të rritur efikasitetin e punës së këtij shërbimi të rindësishëm për të rritur sigurinë e vendit, në rritjen e luftës ndaj terrorizmit. Prandaj shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.