Humb kontrollin e mjetit, përfundon në lumë 60-vjecari.

Policia e Bulqizës ka gjetur një trup të pajetë në brigjet e lumit.
Kanë qenë kalimtarë tërastit të cilët i kanëtelefonuar policisëlokale dhe kane njoftuar se një person i pajetë ndodhet nëbrigjet e lumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherëefektiva të Komisariatit të Bulqizës ku dhe kanë nisur hetimet dhe më pas e kanë transportuar viktimën në morgun e spitalit të qytetit.
Pas verifikimeve të kryera, mësohet se viktima ishte Zija Bajrami, 60 vjeç, banor i fshatit Ostren i Vogël të Komunës Ostren.
Burimet policore bënë me dije se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, plagë të shkaktuara nga armët apo mjetet rrethanore.
Nga hetimet e para ka rezultuar se Bajrami ka humbur ekuilibrin nërrethana të paqarta në periferi të Shupenzës ku ndodhej për pazarin e fundjavës.
Ai ka rënë nga një lartësi të paktën 100 metra në afërsi të një ure .
Burime nga banoret bejne me dijese “Zija Bajrami ndodhej në tregun e gjësë së gjallë ne pazarin e Shupenzës.
Në orët e paradites ai ka lënë pazarin dhe ka lëvizur drejt periferisë, ndoshta për nevoja personale.
Nuk dihet sesi ai ka rreshqitur por ka rënë nga një lartësi e madhe.
Add new comment