Humb jetën në aksident 3-vjeçarja Shoqërohet drejtuesi i mjetit.

Postuar në 08 Qershor, 2014 14:18

Një vajzë 3-vjeçare ka gjetur vdekjen teksa është përplasur nga një automjet. 

Ngjarja e rëndë është shënuar në Sukth të Durrësit ku mjeti me targa italiane BO210FJ, që drejtohej nga shtetasi Lek Lleshaj 34 vjeç, në aksin rrugor Sukth – Hamallaj ka përplasur 3- vjeçaren me iniciale A.M, e cila dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit.

Si pasojë e përplasjes 3-vjeçarja ka marrë plagë të rënda, ndërsa drejtuesi i mjetit që e aksidentoi e  ka çuar atë drejt spitalit të Durrësit.

E mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa ka ndërruar jete gjatë rrugës për në spital.

Blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.