Hidrocentralet në Kaskadën e Devollit. Berisha: Janë porositur 6 turbina, të kërkojnë ndjesë ata që e cilësuan premtim elektoral

Postuar në 28 Korrik, 2013 07:00

Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar sot se vazhdojnë punimet për Kaskadën e Devollit. Sipas tij firma norvegjeze Statkraft ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit. “Të dashur miq, një lajm i mirë vjen për Shqipërinë nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njëshi në botë, në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milionë euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave. Ky është një hap tjetër madhor në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, një investim në tërësi prej rreth 1 miliard euro pra investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërtimi i Kaskadës së Devollit filloi më dt 13 maj 2013. Ata që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë. Ajo do të punësojë direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në njërën nga zonat më të varfëra të vendit. Me përfundimin e kësaj vepre shtohet me 700 GËh prodhimi vjetor i energjisë elektrike në vend. Ky zhvillim është një dëshmi tjetër madhore e suksesit të qeverisjes së PD në tërheqjen e investimeve të huaja dhe projektin tonë Shqipëria vend i zhvilluar, lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjërë”, shkruan Berisha në facebook.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.