Greqi,arrestohet shqiptari,kërkohet për 2 vrasje në Shqipëri.

Një shqiptar 32-vjeçar ka rënë në pranga të policisë greke ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy shqiptarët udhëtonin me motor në zonën e Selanikut, ndërsa janë ndjekur për një kohë të gjatë nga policia greke.
Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pasi ai nuk i ndaloi një kontrolli të policisë greke. Ekipet e DI.AS kanë mundur të vënë në pranga shqiptarin, ndërsa tjetëri ka mundur të largohet.
Si rezultat i hetimeve të policisë greke doli se ndaj të arrestuarit 32-vjeçar janë lëshuar 2 urdhër arreste ndërkombëtar për dy vrasje që kanë ndodhur në territorin shqiptar, dy dënime në mungesë si dhe vepra të tjera penale.
Ndërkohë prokuroria e Selanikut, po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarin e dytë.
Add new comment