Greqia zyrtarisht Presidente e BE-së, Venizellos: Shqipëria e meriton statusin

Postuar në 08 Janar, 2014 10:06

Greqia ka nisur zyrtarisht punën si Presidente e radhës së Bashkimit Evropian dhe ka shpallur prioritetet e saj duke vlerësuar se gjatë kësaj Presidence Shqipëria do të marrë statusin kandidat.  “Shqipëria duhet të marrë statusin e kandidatit në qershor”, ka deklaruar Minister i Jashtem grek Evangjelos Venizellos. Sipas Venizellos ecuria e Shqipërisë në procesin integrues është e kënaqshme dhe se Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke. “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies, menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”, ka theksuar ai.

Ndërkohë  më 21 janar BE fillon negociatat për integrimin e Serbisë dhe kjo, sipas diplomatit grek, ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Serbinë, por edhe për Kosovën.

Ndërsa pak skpeticizëm ka për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që sipas Venizellos është një rast problematik, pasi sipas tij, “vetë Qeveria e vendit fqinj nuk ndihmon me qëndrimin e vet ne plotesimin e kritereve qe duhen permbushur nga çdo vend kandidat me kriteret e Kopenhages, te respektit te se Drejtes Nderkombetare dhe te marredhenieve te fqinjesise se mirë”.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.