Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, dëshmon vëllai dhe nipi

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancen e radhes ndaj Ilir Xhakjas, te akuzuarit për vrasjen e komisarit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.
Ne seance ka deshmuar Fatbardh Xhakja.
“Ditën e vrasjes së komisarit Adem Tahiraj vura re që kishte lëvizje policie në Sukth dhe më pas pashe edhe që policia kishte bllokuar një makinë. E njihja kryekomisar Tahirin pasi jam edhe nënkryetar komune i Sukthit. Atë ditë Tahiri debatoi edhe me mua pasi donte të më bllokonte makinën. 15 minuta pasi e kam parë Tahirajn më njoftuan për ngjarjen” është shprehur Fatbardh Xhakja.
Në gjyq pritet pas tij ka dëshmuar edhe Ledjan Krasnaj, nipi i Xhakjas, personi që ka bërë sherrin fillimisht me komisar Tahiraj.
Vetë i pandehuri nuk është i pranishëm në seancë por përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës.
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.
PANORAMA
Add new comment