Gjykata e Lartë varros gjykimin mbi Gërdecin. Nuk pranon ankimimin e prokurorisë

Postuar në 28 Korrik, 2013 06:54

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka injoruar në heshtje vazhdimin e procesit të Gërdecit. Ne datën 19 korrik, Gjykata e Lartë ke marrë vendim për mospranimin për shqyrtim te ankimimit nga ana e Prokurorisë për çështjen e Gërdecit.

Kjo i jep fund formalisht procesit dhe lë pikëpyetje mbi arsyet që ka gjetur gjykata për të refuzuar çështjen.

Tragjedia e Gërdecit mori 26 jetë njerëzish dhe ishte një biznes i lobuar nga i biri i kryeministrit për demontim armësh. Prokuroria nuk e thirri kurrë djalin e kryeministrit për hetime, edhe pse gjurmët e përfshirjes së Shkëlzen Berishës ishin të qarta. Tashmë Gjykata e Lartë duket se varrosi përfundimisht çështjen.

Fatmir Mediu, zyrtari më i lartë përgjegjës, shmangu dënimin me gjashtë vite burg, duke u mbrojtur me imunitet si deputet.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.