Gjykata e Lartë, Ligjet miratojnë dekretin e Nishanit

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetem me votat e maxhorances dekretin e presidentit te vendit, Bujar Nishani per emerimin e Artan Brocit, aneter i Gjykates se Larte.
Artan Broci u dekretua nga kreu i shtetit, pak dite me pare per te plotesuar vendin bosh, krijuar pas mbarimit te mandatit te anetarir, Fatos Lulo, emeruar anetar i Kushtetueses.
“Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Me vendimin Nr. 2, datë 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013″- thuhej ne dekretin e Presidentit.
PANORAMA
Add new comment