Gjirokastër, qëllohet me gurë autobusi i Shqipëri-Greqi.

Një autobus i linjës së transportit Shqipëri-Greqi është qëlluar me gurë në vendin e quajtur, Kordhoc, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, mbremjen e djeshme.
Policia bën të ditur se autobusi me targa INK1608 i linjës Gjirokastër-Janinë ka pësuar dëmtime në xhamin e përparmë si pasojë e sulmit me gurë që i është bërë.
Nga ngjarja mesohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në radhët e pasagjerëve. Pas sulmit, autobusi ka ndaluar në Dervician ku dhe kanë sinjalizuar policinë rreth sulmit.
Policia vënë në kërkim të autorëve ndërsa dyshojnë si shkak, konkurrencën mes palëve.
Add new comment