Gjiknuri: Do të kalohen në sitë të gjitha koncesionet e dhëna deri tani

Postuar në 24 Shtator, 2013 10:00

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh sot gjatë Forumit Ndërkombëtar “Tregu i Kapitaleve në Shqipëri e Rajon dhe Modeli i Zhvillimit” se investimet në sektorët strategjikë do të miratohen duke pasur parasysh interesat e publikut. Gjiknuri tha se qeveria e re do të bëjë të mundur partneritetin efektiv mes shtetit dhe sipërmarrjeve private, ndërsa shtoi se do të rishikohen koncesionet e dhëna deri tani në sektorin e energjetikës.

Gjiknuri e cilësoi si të nevojshëm një hap të tillë, për të pasur një tablo të plotë të gjendjes së investimeve dhe problematikës në këtë sektor.

Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi theksoi se ekonomisë i duhet një model i ri, pasi ai ekzistues, i bazuar te borxhet, nuk garanton rritje ekonomike.
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera, Peleshi tha se po punohet me qeveritë e vendeve fqinje për të krijuar një treg të unifikuar, si dhe po bashkëpunohet me Turqinë, si një partner potencial ekonomik për vendin.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.