Fule: Më vjen keq nga bojkoti i PD. Mungon shteti i së drejtës

Komisioneri i Zgjerimit i BE-së shpërthen në akuza të forta: Korrupsioni, problemi më i madh
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Mungesa - “Nuk e di pse nuk morën pjesë. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar. Natyrisht që më vjen keq për këtë gjë”
Afërsia me serbët - “Këto janë gjepura. Ne natyrisht që gjithmonë kërkojmë miq dhe një miqësi që të jetë e bazuar në vlerat dhe parimet e BE-së”
Investitorët - “Kur shikojmë që investitorët e huaj, që planifikojnë investime afatgjata, por pastaj largohen duke u ankuar për shtetin e së drejtës, natyrisht, ky përbën shqetësim”
Referendumi - “Nëse dikush këtu mendon se ne do të kënaqemi me miratimin me referendum të tri ligjeve, duke shmangur konsensusin dhe gjetjen e një kompromisi, duhet të dijë se kjo nuk do të funksionojë”
Zgjedhjet - “Ne nuk harrojmë dot se çfarë ndodhi në 2009 dhe më pas. Shpresoj që të gjithë të jenë duke punuar shumë. Sa i përket angazhimit ndërkombëtar, po punojmë shumë, që problemet të mos përsëriten”
Korrupsioni - “Të shohim që të akuzuarit shkojnë në gjykatë, të dënohen dhe shkojnë në burg, këto janë provat që duam të shohim”, thekson prerë komisionieri për këtë çështje
Fatjona Mejdini
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule, deklaroi se kishte mbetur i zhgënjyer nga bojkotimi që i bënë përfaqësuesit e Partisë Demokratike konferencës që ai dhe Eduard Kukan drejtuan pak ditë më parë në Tiranë, e titulluar “Just Europe”. Këtë shqetësim, ai e ndau pa hezitim në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në “Ora News”, duke theksuar faktin se ata ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë tryezë ku u fol për përfitimet që do të kishte Shqipëria nga procesi i integrimit. Fule ndryshon tonin e keqardhjes dhe bëhet shumë kritik kur flet për mungesën e shtetit të së drejtës në Shqipëri që po sjell tërheqjen e investitorëve të rëndësishëm nga vendi, me kosto të mëdha për vendin dhe vetë qytetarët. Ai shprehu shqetësim dhe për mungesën e hapave të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Sipas Fules, për këtë çështje mungon dënimi dhe procesi ngec pa arritur t’i kalojë fazat dhe të sjellë besueshmëri. Komisioneri Europian i ngarkuar për të ndjekur zhvillimet në vendet aspirante e vë theksin tek zgjedhjet e ardhshme shqiptare, duke nënvijëzuar rëndësinë e madhe që kanë ato për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë. Fule theksoi qartë se më shumë se një kusht i komisionit, mbajtja e tyre sipas standardeve është një kërkesë e theksuar nga vendet anëtare të BE-së, të cilat kanë votën përfundimtare në çdo proces integrues të Shqipërisë. Komisioneri lë të kuptohet se diçka i pengon politikanët shqiptarë të vijojnë procesin e konsensusit duke miratuar në mënyrë të përbashkët reformat dhe këtë përgjigje duhet ta gjejnë vetë shqiptarët.
Bojkoti
Intervista e komisionerit për Zgjerim në KE, Stefan Fule zbulon qartë se mospjesëmarrja e deputetëve të PD-së në konferencën e zhvilluar për përfitimet e Shqipërisë nga integrimi, ishte një bojkot i organizuar. “Nuk e di pse nuk morën pjesë. Duhet të pyesni ata. Ne i kemi ftuar. Natyrisht që më vjen keq për këtë gjë. Mënyra se si ne kemi folur për shumë çështje ka qenë një rrugë për të kontribuar në debat dhe për ta çuar përpara”, ju përgjigj komisioneri Fule pyetjeve për bojkotin e PD-së. Por sipas tij, e rëndësishme është që në këtë fazë, partitë politike të përqendrohen te zgjedhjet që ato të mos konteston ashtu siç ndodhi në vitin 2009, gjë që solli pasoja negative në marrëdhëniet e Shqipërisë me procesin e integrimit.
Drejtësia
Komisioneri Fule theksoi se në Shqipëri mungon shteti ligjor dhe një provë për këtë është largimi i kompanive të huaja të cilat kishin planifikuar të investonin në mënyrë afatgjatë në vendin tonë. Largimin e këtyre kompanive, duke përfshirë dhe CEZ, Fule e quan një ogur të keq për vendin dhe në radhë të parë për qytetarët shqiptarë. “Kjo çështje është shqetësim në Bruksel. Kur shikojmë që investitorët e huaj, që planifikojnë investime afatgjata, por pastaj largohen duke u ankuar për shtetin e së drejtës ose, më saktë, për mungesën e shtetit të së drejtës, natyrisht, ky përbën shqetësim. Por, mbi të gjitha, duhet të jetë shqetësim edhe për vetë shqiptarët”, deklaroi Fule, duke theksuar se Shqipëria duhet të mundohet për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj në vend dhe jo të bëjë të kundërtën.
Korrupsioni
Stefan Fule deklaroi dje se Shqipëria po nuk po tregon shenja se ka forcuar luftën kundër korrupsionit. Këtë konkluzion, Fule e nxjerr nisur nga fakti se në vend nuk shihen raste, kur pasi të akuzuarit shkojnë në gjykatë, dënohen dhe për pasojë shkojnë në burg. “Shpresoj që të mos jem unë i vetmi që dëshiroj të shoh rezultate në këtë fushë. Shpresoj që shqiptarët dëshirojnë të shikojnë rezultatet. Nëse kemi parë arritjet e të gjithë zinxhirit të fazave që ka lufta kundër korrupsionit? Jo, nuk i kemi parë. Por nuk mund të arrihet vetëm për një ditë, një javë apo një muaj. Të shohim që të akuzuarit shkojnë në gjykatë, të dënohen dhe shkojnë në burg, këto janë provat që duam të shohim”, thekson prerë komisionieri për këtë çështje, e cila prej vitesh konsiderohet si prioritet i qeverisë.
SHQIP
Add new comment