Fsheh 30 kg drogë në gomat rezervë, arrestohet transpotuesi në Durrës.

Postuar në 23 Mars, 2014 15:32

Ka fshehur një sasi droge në gomat rezervë të mjetit, por është zbuluar dhe arrestua nga policia.
Një 46 vjeçar, që po tentonte të transportonte drejt Italisë rreth 30 kilogramë hashash ka rënë në pranga, siç njoftoi policia.
Sipas burimeve nga vendi I ngjarjes, arrestimi i shtetasit Gëzim Alimehmeti është bërë mbrëmjen e sotme nga efektivët e policisë kufitare, të cilët kanë zbuluar në automjetin e drejtuar nga Alimehmeti lëndën narkotike.
Lënda narkotike kanabis sativa ishte fshehur në gomën rezervë të makinës tip Benz me targa AA 411ID. I ndaluari po priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, kur është arrestuar nga policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.