Fier, dega lokale e FRD braktis Topin, bashkohet me PD.

Dega e FRD në qarkun e Fierit, ka deklaruar sot largimin nga kjo forcë politike.
Kryetari i degës së FRD në Fier, Lazar Kolici deklaroi se formacioni lokal i kësaj partie ka vendosur ti bashkohet PD-se si forca e vetme politike e djathtë në vend.
“FRD ne Fier, ka vendosur largimin nga kjo parti dhe programi i saj dhe bashkimin me Partinë Demokratike. Ftoj gjithë anëtarët e qytetit dhe qarkut të Fierit, që ti bashkohemi Partisë Demokratike si forca e vetme politike e djathtë në vend’, ka thënë Kolici.
Ai deklaroi se FRD ka braktisur qëllimet dhe programin për të cilin u krijua duke u kthyer tashmë në një shtojcë të Partisë Socialiste.
Në lidhje me këtë ngjarje, nuk ka ende një reagim nga zyra qëndrore e FRD në Tiranë e cila gjithsesi pritet të komentojë këtë largim gjatë ditës së sotme.
Add new comment